Kulturë

“Hapësirat e përbashkëta” si vend i komunikimit ndëretnik

Sipas njoftimit, përmes edukimit, trajnimit dhe prodhimit të hapur drejt ekspozimit, synimi është të zhvillojnë modele të reja të prodhimit kulturor që fuqizojnë sektorin krijues si një motor për zhvillim të qëndrueshëm
 

“Hapësirat e përbashkëta” titullohet projekt i ri i “Autostrada Biennale” që ka për qëllim të shërbejë si vendtakim për të rinjtë dhe komunitetet e ndryshme, ku do të kenë mundësinë të kultivojnë komunikimin ndëretnik mbi çështjet sociale, kulturore, ekonomike ose mjedisore në nivel lokal.

Sipas njoftimit të “Austrada Biennale”, ky projekt mbështetet nga Ambasada e ShBA-së në Prishtinë në kuadër të projektit “Komisioni për Demokraci” dhe bashkëfinancohet nga Komuna e Prizrenit.