Kulturë

Punëtoria e filigranit – përpjekje për ruajtjen e zejes së moçme

Zeja e filigranit është një prej simboleve të Prizrenit

Filigranistët e vjetër të Prizrenit sërish janë mobilizuar që njohuritë e tyre të mjeshtërisë në punëdore të stolive prej argjendi, t’i bartin te gjeneratat e reja. Kësisoj po mundohen të sigurohen që zeja e moçme të mos harrohet e të zhduket, si pasojë e presionit të zhvillimit teknologjik. Ata konsiderojnë se zeja e filigranit është një prej simboleve të Prizrenit dhe se meriton trajtim të veçantë si nga institucionet ashtu edhe nga brezat e rinj.

 

Rrënjët e zejes së filigranit në Prizren e kthejnë kohën prapa nja shtatë shekuj, e këtu e 150 vjet më parë, është e dokumentuar se në këtë qytet zanati ushtrohej në hiç më pak se 50 punëtori. Sot mjeshtrit e filigranit numërohen në gishta, por me punëtorinë që e ka nisur të enjten, synohet që këtij artizanati t’i hapet një kapitull i ri

Filigranistët e vjetër të Prizrenit sërish janë mobilizuar që njohuritë e tyre të mjeshtërisë në punëdore të stolive prej argjendi, t’i bartin te gjeneratat e reja. Kësisoj po mundohen të sigurohen që zeja e moçme të mos harrohet e të zhduket, si pasojë e presionit të zhvillimit teknologjik. Ata konsiderojnë se zeja e filigranit është një prej simboleve të Prizrenit dhe se meriton trajtim të veçantë si nga institucionet ashtu edhe nga brezat e rinj.

Mjeshtrit në moshë të këtij artizanati gjatë tetë muajve të ardhshëm, do të trajnojnë 30 pjesëmarrës, si pjesë e përpjekjes për ruajtjen e trashëgimisë kulturore shpirtërore të Prizrenit.