Kulturë

Parodia ndaj burokracisë hap Festivalin e Teatrove në Ferizaj

Publiku i ditës së parë të Festivalit të Teatrove në Ferizaj ka pasur rastin ta shohë shfaqjen “Memorandumi”, nën regji të Agon Myftarit, që vjen si parodi politike

Është një organizatë që funksionon si një administratë burokrate. Bëhet fjalë për një sistem edhe politik që parodizohet për konformitet. Shfaqja “Memorandumi”, me autor desidentin çek, Václav Havel, e nën regji të Agon Myfarit, ka hapur edicionin e 52-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj. Ngjarja më e vjetër dhe më e madhe teatrore në Kosovë ka hapur dyert të shtunën mbrëma, duke rrumbullakuar rolin e teatrit nga disa perspektiva. Pos ironisë nëpërmjet shfaqjes që është produksion i vetë teatrit “Adriana”, edhe gjatë ceremonisë hapëse janë përmendur disa ngjarje që kanë të bëjnë me tetarin si institucion.

 

Shfaqja “Memorandumi”, me autor desidentin çek, Václav Havel, e nën regji të Agon Myfarit, ka hapur edicionin e 52-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj. Ngjarja më e vjetër dhe më e madhe teatrore në Kosovë ka hapur dyert të shtunën mbrëma, duke rrumbullakuar rolin e teatrit nga disa perspektiva. Pos ironisë nëpërmjet shfaqjes që është produksion i vetë teatrit “Adriana”, edhe gjatë ceremonisë hapëse janë përmendur disa ngjarje që kanë të bëjnë me tetarin si institucion

Është një organizatë që funksionon si një administratë burokrate. Bëhet fjalë për një sistem edhe politik që parodizohet për konformitet. Shfaqja “Memorandumi”, me autor desidentin çek, Václav Havel, e nën regji të Agon Myfarit, ka hapur edicionin e 52-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj. Ngjarja më e vjetër dhe më e madhe teatrore në Kosovë ka hapur dyert të shtunën mbrëma, duke rrumbullakuar rolin e teatrit nga disa perspektiva. Pos ironisë nëpërmjet shfaqjes që është produksion i vetë teatrit “Adriana”, edhe gjatë ceremonisë hapëse janë përmendur disa ngjarje që kanë të bëjnë me tetarin si institucion.

Është kujtuar themelimi i Teatrit të Luftës në Sarajevë, akti i rrëzimit të Teatrit Kombëtar në Tiranë, e sulmi i Teatrit në Mariupol të Ukrainës si hapësirë që kishte shërbyer për strehimin e refugjatëve. Edhe pse aty ishte shkruar fjala “fëmijë” në gjuhën ruse, forcat e Federatës Ruse nuk kishin ndalur bombardimet duke lënë të vrarë rreth 600 persona, ndër ta edhe fëmijë. Është përkujtuar edhe aktorja Adriana Abdullahu, e vrarë më 22 mars të vitit 1999. Aty është kujtuar si yll në ngritje e kontributdhënëse në teatrin “Dodona” në Prishtinë. Prezantimi hyrës ka qenë edhe ironi për mospjesëmarrjen e udhëheqësve shtetërorë në ceremoninë hapëse të Festivalit. Janë thirrur emrat e presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti, ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, por që nuk janë parë të jenë në një nga ngjarjet e mëdha kulturore në vend.