Kulturë

Suedezi Svante Paabo fiton Çmimin Nobel për Mjekësi

 

Shkencëtari suedez, Svante Paabo, ka fituar të hënën, Çmimin Nobel për Mjekësi, për shkak të zbulimeve të lidhura me evolucionin njerëzor.

Ky çmim, ndër më prestigjiozët në botën shkencore, është ndarë nga Asambleja për Nobel e Institutit Karolinska në Suedi dhe ka vlerën e 900.357 dollarëve amerikanë.