Kulturë

Sahat Kulla rifunksionalizohet me orë e kambanë

Monumenti i shekullit të 19-të që numëronte dekada jashtë funksionit është rikthyer në shërbim të qytetarëve sa i përket tregimit të kohës e po ashtu edhe me pamje impozante

Për shumë kohë Sahat Kulla në Prishtinë ka shërbyer veç si objekt kulturor, pa kryer funksionin që do të duhej ta kishte. Shkëlqimin që merrte si për nga pamja, ashtu edhe rëndësia, i është rikthyer të hënën mbrëma. Fiks në orën 19:00 është dëgjuar kambana e parë pas shumë vjetësh. Ajo ka qenë jehonë për kryeqytetin, ora është kthyer në funksionin e saj, e objektit i është kthyer pamja edhe gjatë natës nëpërmjet ndriçimit. Projekti është financuar nga Komuna e Prishtinës dhe nga UNDP-ja.

 

Qytetarët e zonës së vjetër në Prishtinë, sidomos ata më në moshë, janë kthyer në kujtimet nostalgjike të matjes së kohës. Të hënën mbrëma objekti i Sahat Kullës në zonën e Prishtinës së Vjetër është rifunksionalizuar. Me një ceremoni modeste është kthyer në punë ora, dritat janë ndezur dhe kambana e parë është dëgjuar shumë vjet pasi monumenti dukej si i braktisur

Për shumë kohë Sahat Kulla në Prishtinë ka shërbyer veç si objekt kulturor, pa kryer funksionin që do të duhej ta kishte. Shkëlqimin që merrte si për nga pamja, ashtu edhe rëndësia, i është rikthyer të hënën mbrëma. Fiks në orën 19:00 është dëgjuar kambana e parë pas shumë vjetësh. Ajo ka qenë jehonë për kryeqytetin, ora është kthyer në funksionin e saj, e objektit i është kthyer pamja edhe gjatë natës nëpërmjet ndriçimit. Projekti është financuar nga Komuna e Prishtinës dhe nga UNDP-ja.

Qytetarët e zonës së vjetër në Prishtinë, sidomos ata më në moshë, janë kthyer në kujtimet nostalgjike të matjes tradicionale të kohës. Katër drita rreth objektit të Kullës së Sahatit, disa të tjera që ndriçojnë orën gjigande në katër anët dhe një e kaltër në krye, kanë qenë si alarm për banorët e zonës. Objektit ia kanë kthyer esencën që kishte, e hapësirës frymën me të cilën jetonte dikur. Tashmë kryeqyteti do të ishte nga ata, qytetarët e të cilit kanë orientimin kohor edhe nëse pajisjet personale mungojnë.