Kulturë

Objekti i ri i Teatrit Kombëtar në Tiranë, tri herë më i madh se ai që u rrafshua

Objekti i ri i Teatrit Kombëtar do të mund të akomodojë në skena të ndryshme 1514 veta
 

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka zbuluar detaje nga projekti për teatrin e ri, i cili do të jetë tri herë më i madh se i vjetri dhe më modern. Duke folur në ceremoninë për hapjen e garës ndërkombëtare, Veliaj theksoi se ndërtimi i kësaj vepre në tokën ku ishte, është një nevojë për t’u shërbyer të gjithëve dhe se nuk ka kohë për të humbur, pavarësisht bindjeve politike.

Sipas mediave në Tiranë, ai ka nënvizuar edhe faktin që projekti parashikon një parkim nëntokësor, që, sipas tij, është një mënyrë e mirë për t’i mbuluar kostot e projektit, siç ka ndodhur me parkimin te sheshi “Skënderbej”.