Kulturë

“Happening” i “Luanit të Artë” me romanin e nobelistes dhe aktoren nga Kosova

Louise Orry-Diquéro, Luàna Bajrami dhe Anamaria Vartolomei në filmin “Happening”
 

Romani i Ernaux “Happening”, i cili rrëfen për abortin e paligjshëm, në vitin 2021 u adaptua në film, nga regjisorja franceze, Audrey Diwan. Në shtatorin e atij viti filmi mori “Luanin e Artë” në edicionin e 78-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Venecie.

“Happening” ka për bazë abortin që vetë autorja Ernaux kishte kryer gjatë kohës kur kishte qenë studente dhe kur në Francën e viteve 60-a aborti ishte ende i ndaluar me ligj. Një përvojë pak a shumë të ngjashme e kishte pasur edhe vetë regjisorja e filmit, Audrey Diwan.