Kulturë

Filmat kosovarë shpalosin identitetet e shoqërisë në Festivalin e Lubjanës

Në kuadër të programit “Fokus: Kosovo” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Lubjanë janë shfaqur filmat kosovarë të metrazhit të gjatë: “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit, “Martesa” nga Blerta Zeqiri, “Në kërkim të Venerës” i Norika Sefës e “Luaneshat e Kodrës” i Luana Bajramit. Një nga të veçantat e këtij programi ka qenë filmi “Vera andrron detin” me regjisore Kaltrina Krasniqin, që është dhënë premierë në Slloveni. Po ashtu, aty kanë zënë vend edhe disa filma të metrazhit të shkurtër

Vëmendje e veçantë në edicionin e 33-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Lubjanë u është kushtuar filmave kosovarë nëpërmjet programit të veçantë “Kosova në fokus”. Megjithëse nuk është hera e parë që një program i tillë festivali i është kushtuar filmit kosovar, ky i Festivalit slloven i ka prezantuar filmat që kanë depërtuar edhe botërisht.

Në kuadër të programit “Fokus: Kosovo” janë shfaqur filmat kosovarë të metrazhit të gjatë “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit, “Martesa” nga Blerta Zeqiri, “Në kërkim të Venerës” i Norika Sefës e “Luaneshat e Kodrës” i Luana Bajramit. Një nga të veçantat e këtij programi ka qenë filmi “Vera andrron detin” me regjisore Kaltrina Krasniqin, që është dhënë premierë në Slloveni.