Kulturë

Migrimi i arbërve, i pandashëm prej fatit të Skënderbeut

“Migrimi i arbërve në Itali (shek. XV-XVI)”, nga Durim Abdullahu, asistent në Departamentin e Antropologjisë në Fakultetin Filozofik, ka qenë edhe ligjërata e dytë në kuadër në edicionit të katërt të Seminarit të Antropologjisë

“Qysh në vitin 1190 ka migrime sporadike të arbërve drejt Venedikut dhe ka disa që migrojnë për në Brindizi në Itali. Më 1272 ka po ashtu migrime të kufizuara të vendosur në një lokalitet të quajtur Pallavirgata, por që nuk ekziston sot, nuk është i banuar me arbëreshë”, ka thënë Durim Abdullahu, në ligjëratën me temën “Migrimi i arbërve në Itali (shek. XV-XVI)”. Nëpërmjet fakteve është dëshmuar se betejat e lufta e Skënderbeut determinonin edhe migrimet e arbërve

Fillet e para të migrimit të arbërve në Itali, valët e migrimeve masive, shkaqet dhe pasojat e këtyre migrimeve dhe krijimi i diasporës së arbëreshëve të Italisë, kanë qenë temat e kapitujve që të enjten janë shpalosur në studimin “Migrimi i arbërve në Itali (shek. XV-XVI)” nga Durim Abdullahu, asistent në Departamentin e Antropologjisë në Fakultetin Filozofik. Kjo ka qenë edhe ligjërata e dytë në kuadër në edicionit të katërt të Seminarit të Antropologjisë, i cili nisi më datë 27 të muajit të kaluar.

Ligjëratën e tij Abdullahu e ka nisur duke bërë një përshkrim të historisë së qytetit të Shkodrës, përkatësisht periudhës së Skënderbeut dhe betejave kundrejt pushtimit otoman.