Kulturë

Muzika shqipe jehon në Bullgari nëpërmjet Besa Llugiqit me “Suonos Albanicus”

Sopranoja shqiptare Besa Llugiqi me atë që është titulluar “Suonos Albanicus”, siç quhet edhe kuarteti, kanë bartur perlat e muzikës shqipe në Stara Zagora të Bullgarisë
 

Muzika shqipe ka jehuar në natën e gjashtë të edicionit të 52-të të Festivalit të Operës dhe Baletit organizuar nga Opera Shtetërore në Stara Zagora të Bullgarisë. Sopranoja shqiptare Besa Llugiqi me atë që është titulluar “Suonos Albanicus”, siç quhet edhe kuarteti, kanë bartur perlat e muzikës shqipe, në institucionin i cili, pas Operës dhe Baletit Kombëtar në Sofje, është teatri i dytë i operës në Bullgari i themeluar në vitin 1925. Interpretimi i muzikës shqipe me koncertin e së mërkurës mbrëma është edhe një konfirmim se muzikantët shqiptarë po vazhdojnë të dalin përtej kufijve dhe të interpretojnë në disa nga skenat më të njohura evropiane.

Sopranoja Llugiqi ka bërë të ditur se ky interpretim ishte pritur me shumë duartrokitje teksa ka dhënë detaje edhe për këngët që kanë performuar.