Kulturë

Biblioteka feston 78-vjetorin me synime për qasje të reja ndaj lexuesit

“Mandati i BKK-së është gjithëpërfshirës në fushën e zhvillimit bibliotekar, mbledhjes dhe ruajtjes së trashëgimisë së dorëshkrimeve, shtypit, botimeve dhe të asaj gojore”, ka thënë Fazli Gajraku, drejtor i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në ceremoninë e organizuar në përvjetorin e institucionit që udhëheq
 

Digjitalizimi është një hap i paralajmëruar kaherë, i cili sivjet bëhet edhe me hapa konkretë. Por, për qasje të reja ndaj lexuesit nuk është i vetmi. Biblioteka Kombëtare e Kosovës të premten ka shënuar 78-vjetorin e themelimit me projekte e plane që këtij institucioni i hapin rrugë që të marrë vëmendjen jo vetëm për thesarin e librave e materialeve të tjera arkivore që ka, por edhe me qasje në arsimim

Me jo pak synime, të arritura, projekte që kanë nisur e do të nisin, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” të premten ka shënuar 78-vjetorin e themelimit. Ka festuar edhe me pasurimin e fondit të vet e të bibliotekave të tjera, të nismës për digjitalizim, sikurse ka shënuar edhe Ditën Kombëtare të Vetëdijesimit për Biblioteka në Kosovë.

Me krejt këto Biblioteka hap rrugë që të marrë vëmendjen jo vetëm për thesarin e librave e materialeve të tjera arkivore që ka, por edhe me qasje në arsimim.