Kulturë

Hans Magnus Enzenberger – gjiganti i letërsisë, mendimtari i thellë

Hans Magnus Enzensberger (11 nëntor 1929 – 24 nëntor 2022)
 

Shkrimtar, kritik kulturor, përkthyes dhe botues: Hans Magnus Enzensberger ishte një mendimtar i talentuar. Ai u bë i famshëm në vitet ‘60 dhe nuk pushoi së shkruari asnjëherë. Enzenberger vdiq në moshën 93-vjeçare

Hans Magnus Enzensberger ishte duhanpirës i pasionuar – diçka që ai kishte të përbashkët me ish-kancelarin Helmut Schmidt. Megjithatë, para së gjithash ai ishte një nga intelektualët më të rëndësishëm të Gjermanisë. Për më shumë se 60 vjet e furnizoi botën letrare ndërkombëtare me vepra të thella poetike dhe vepra të stërhollësishme. Krahas Günter Grassit dhe Martin Walserit, Enzensberger përbënte treshen e fuqishme të letërsisë gjermane të pasluftës. Ai ka vdekur në moshën 93-vjeçare.

I dëbuar nga organizata hitleriane