Kulturë

Hapet Muzeu i Luftës së Ftohtë në Berlin

Muzeu i Luftes se Ftohte
Tani, kryeqyteti i Gjermanisë është bërë me një muze që synon të sjellë në jetë historinë e Luftës së Ftohtë. Muzeu i Luftës së Ftohtë, i vendosur në “Unter den Linden 14”, vetëm disa qindra metra larg vendit ku dikur qëndronte Muri i Berlinit, është i pari i këtij lloji në mbarë botën
 

Për më shumë se 40 vjet Berlini ishte në vijën e parë të Luftës së Ftohtë. Aty ku disidentët e RDGJ-së planifikuan arratisjen e tyre në Perëndim, ku spiunët amerikanë dhe ata sovjetikë komplotuan dhe planifikuan, ku kancelarët, presidentët dhe sekretarët e parë në të dyja anët e Perdes së Hekurt kryenin akte të ashpra politike.

Tani, kryeqyteti i Gjermanisë është bërë me një muze që synon të sjellë në jetë historinë e Luftës së Ftohtë.