Kulturë

Ansambli "Shota" me ceremoni për rivitalizimin praktik të folklorit muzikor në Kosovë

Foto: Kosova Press
 

Me rastin e 28 Nëntorit, Pavarësisë së Shqipërisë, Ansambli "Shota" ka mbajtur ceremoni dhe performancë në Muzeun Kombëtar të Kosovës për rivitalizimin praktik të folklorit muzikor në Kosovë.

Liburn Jupolli, këshilltar në Ministrinë e Kulturës, tha se njëra prej arsyeve kryesore që është zgjedhur kjo ditë për ta mbajtur këtë ceremoni është Festa e Flamurit.