Kulturë

“Festojmë duke kujtuar” bashkon kulturat në Rugovë

“Festojmë duke kujtuar” është titulluar ngjarja që ka mbledhur zonja të fushave të profesioneve. Për të dytën herë, nikoqirja e këtij organizimi, Vlora Nikçi, ka dashur të festojë kontributin e grave në shtetndërtim
“Festojmë duke kujtuar” është titulluar ngjarja që ka mbledhur zonja të fushave të profesioneve. Për të dytën herë, nikoqirja e këtij organizimi, Vlora Nikçi, ka dashur të festojë kontributin e grave në shtetndërtim
 

Rugova ka qenë vendtakimi i dhjetë grave të fushave të ndryshme për 28 Nëntor. Me poezi të ndryshme e muzikë shqiptare ato e kanë kaluar gjithë ditën e festës. Fshati turistik “N’mal”, që gjendet në Rekën e Allagës, është bërë gati për t’i mirëpritur mysafirët në një ambient të ngrohtë. Në vilat e këtij fshati, për 28 Nëntorin është vendosur flamuri kuqezi. Edhe brenda gjithçka është veshur me ngjyrat e festës. “Festojmë duke kujtuar” është titulluar ngjarja që ka mbledhur zonja të fushave të ndryshme në një vend. Për të dytën herë, nikoqirja e këtij organizimi, Vlora Nikçi, ka dashur të festojë kontributin e grave në shtet ndërtim. Ajo e veshur me veshje të Rugovës e me plis në kokë ka pritur mysafiret në shtëpinë e saj prej druri.

“Kjo festë sikur njihet se është festë e burrave, festë e luftës dhe kam dashur ta bëj në një dimension tjetër, si festë e muzikës së lehtë, e lumturisë sepse jemi shtet në veti”, ka thënë Nikçi për KOHËN. Meqë ky është viti i dytë i këtij organizmi, ajo ka thënë se do të vazhdojë të bëhet festë tradicionale që do të festohet edhe në Rugovë për të vënë në fokus kontributin e gruas.