Kulturë

Muze i artit bashkëkohor në “Grand”, “Rilindje” ose “Tulltore”

As objekti i “Grandit” e as ai i shtypshkronjës “Rilindja”, që po diskutohen si lokacione të mundshme për muze të artit bashkëkohor, nuk janë të shpronësuara. Ish-objekti i “Tulltores” është pronë e Komunës së Prishtinës
 

Këshilli iniciues për muzeun e artit bashkëkohor është duke punuar në koncept-dokumentin, dhe lokacioni është bërthama e tij. Janë tri opsione në tavolinë: hoteli “Grand”, hapësira e dikurshme e shtypshkronjës “Rilindja” dhe ish-fabrika e tullave që ende njihet si “Tulltorja”. Ka 15 vjet që shteti merret me këtë projekt, dikur e kishte edhe në letër e kishte ndarë edhe lokacion për të

Janë tri ndërtesa publike të cilave Ministria e Kulturës ua ka vënë syrin si hapësira potencialisht të favorshme për të zënë vend një institucion i ri: muzeu i artit bashkëkohor. Ish-“Tulltorja”, hapësirat e shtypshkronjës së “Rilindjes” e hoteli “Grand” janë opsionet që po shqyrtohen. Kësisoj, 15 vjet pasi pagoi një projekt, shtati ka nisur të marrë në shqyrtim lokacione të reja sa i përket muzeut të artit bashkëkohor.

Këshilli iniciues për muzeun e artit bashkëkohor është duke punuar në koncept-dokumentin ku pos lokacioneve të propozuara do të dalin në pah edhe detaje të tjera për synimin që shteti të bëhet me një institucion që nuk e ka pasur asnjëherë.