Kulturë

Muralet e Banksit u shpëtojnë grabitësve në Kiev

Policia ukrainase arrestoi tetë persona që prenë një mural të artistit të grafitit Banksy, të punuar në një mur të verdhë, të dëmtuar nga beteja në Kiev
 

(DW) – Policia ka arrestuar tetë persona që u përpoqën të prisnin një mural të Banksyt. Artisti i grafiteve me famë botërore pranoi muajin e kaluar se kishte pikturuar një sërë muralesh rreth zonave të dëmtuara rëndë në Kiev.

Policia ukrainase arrestoi të premten tetë persona që prenë një mural të artistit të grafitit Banksy, të punuar në një mur të verdhë, të dëmtuar nga beteja në Kiev.