Kulturë

Rizbulimi i artistes së guximshme të shekullit XVII

Autoportreti i Michaelina Wautier
 

(NYT) – Një pikturë e një gruaje të shekullit XVII paraqet se si ajo në njërën dorë mban një brushë, ndërsa në tjetrën një palete, e ulur përballë një pëlhure pothuajse boshe. Ajo ka të veshur një pelerinë të zezë me një shall të gjerë.

Katlijne Van der Stighelen, profesoreshë e historisë së artit në Universitetin e Leuvenit në Belgjikë, hasi për herë të parë në veprat e Michaelina Wautier-it, piktoren e shekullit XVII, në vitin 1993, në hapësirën e magazinimit të një muzeu në Vjenë.