Kulturë

Parku Kombëtar i Butrintit me 60 për qind më shumë vizitorë sesa vitin e kaluar

Parku Kombetar Butrint
Sipas statistikave, krahasuar me një vit më parë në Parkun Kombëtar të Butrintit është regjistruar rritje me 61 për qind ose 33 mijë e 225 vizitorë më shumë sesa gjatë vitit të kaluar
 

Parku Kombëtar i Butrintit këtë vit është vizituar nga një numër i madh turistësh vendas e të huaj, kanë njoftuar të martën autoritetet e Shqipërisë. Sipas statistikave, krahasuar me një vit më parë, është regjistruar rritje me 61 për qind ose 33 mijë e 225 vizitorë më shumë sesa gjatë vitit të kaluar, për periudhën nga muaji janar deri në fund të nëntorit 2022. “Kjo ka bërë që rrjedhimisht të rriten edhe të ardhurat, me 51,8 për qind”, shkruhet në njoftim.

Parku Kombëtar i Butrintit, i cili ndodhet 18 kilometra në jug të Sarandës, zë një sipërfaqe të përgjithshme prej 9,424 hektarësh, një sipërfaqe e përbërë nga kodra, liqene, ligatina, këneta të kripura, fusha të gjera, moçalishte dhe ishuj. Brenda tij është konfirmuar ekzistenca e 1,200 specieve të ndryshme kafshësh dhe bimësh.