Kulturë

Dokumentari mohues i gjenocidit serb synon Zveçanin, aktivizohen institucionet

Për te martën, Borik Malagursi ka rezervuar një shfaqje të dokumentarit të tij edhe në shtëpinë e kulturës “Trepça” në Zveçan në mes të një turi që nis sot (e premte) në Beograd. E institucionet e Kosovës janë aktivizuar për këtë rast
 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Në të njëjtën frymë sikurse dhe dokumentarët paraprakë, kur krejt janë kundër serbëve hyjnorë, vjen edhe dokumentari i radhës i regjisorit serbo-kanadez, Boris Malagursi. Me “Republika Srpska: Borba za slobodu”, që cilësohet si mohues i gjenocidit në Srebrenicë, ka nisur turneun nëpër Serbi, përderisa synon edhe Kosovën. Për të martën ka caktuar shfaqjen në Zveçan. Institucionet e vendit po merren me të, por ende nuk ka vendim të prerë nëse do ta ndalojnë shfaqjen

Recetat e dokumentarëve të Boris Malagurskit që veten e quan regjisor serbo-kanadez, tashmë i kanë përbërësit e njohur: heroizmin serb, viktimizimin, fqinjët agresorë të serbëve dhe urrejtjen shekullore të popujve të rajonit e të krejt botës ndaj serbëve. Kaherë, krejt veprat e këtij regjisori, bashkëpunëtor i zellshëm i “Sputnikut” rus, janë cilësuar propagandë edhe nga kritika e huaj. Por atij s’i bëhet vonë.

Me krejt pak “mëlmesa” të tjera duket ta ketë punuar edhe dokumentarin e radhës, “Republika Srpska: Borba za slobodu” (Republika Srpska: Lufta për liri). Kësaj radhe, të paktën prej asaj që shihet në “trailerin” prej 1 minutë e 18 sekondash, serbët e Bosnjë-Hercegovinës janë viktima e ushtria serbe rezistoi heroikisht.