Kulturë

“Molly” në kapërcim sfidash për ta gjetur dritën

Jeta e Mollyt (Verona Koxha) është e lidhur në vendimet e dy burrave: bashkëshortit të saj Frankut (Afrim Muçaj) dhe kirurgut Rice (Bujar Ahmeti)

Është një botë e tërë që shpaloset në skenë, publikun e fut në rrugëtimin e Mollyt të verbër dhe s’ka për qëllim ta vajtojë fatin e saj, por ta njohë atë ashtu siç është. Mollyt gati se i lind një shans për ta kthyer shikimin, por në esencë ka synim që të tjerët ta kuptojnë botën shumëngjyrëshe të saj, ndjesinë. Kërkimi i dritës konstantja, por ajo e gjen atë kur të tjerët e kuptojnë. “Molly”, nën regji të Sibel Abdiut, është një ftesë për t’i kthyer sytë nga përvojat e personave me aftësi të kufizuara

Midis skenës është një shtrat spitali, vendbanimi i personazhit kryesor, Molly. Si fëmijë e humbi tërësisht të pamurit. Që në fillim tregon dashurinë e saj për lulet të cilat i njeh të gjitha, pa i parë. I mjafton t’u marrë erë.

Shfaqja “Molly”, nën regji të Sibel Abdiut, bazuar në tekstin e dramaturgut irlandez, Brian Friel, është dhënë premierë të mërkurën mbrëma në atë që tash njihet si Amfiteatri i Teatrit Kombëtar të Kosovës. Molly – e luajtur nga Verona Koxha, ka shumë pasione, duke përfshirë radion, ecjen, çiklizmin dhe veçon notin. Të gjitha këto i zbulon në një monolog. Shprehet optimiste për jetën e saj dhe falënderuese për gjithçka që mund të bëjë, ani pse lëvizjet e saj janë të kufizuara brenda një hapësire. Koxha thotë e ky ka qenë një rol sfidues për shkak të ndjeshmërisë së temës dhe dyshimit se a mund t’i përfaqësojë në mënyrën e duhur personat të cilëve u dedikohet shfaqja. Ky ka qenë një rikujtim dhe mision i vazhdueshëm për aktoren.