Kulturë

“Ethnically Plugged” në rikthim me frymën e re të muzikës shqipe

Qysh se doli për herë të parë në skenë, “Ethnically Plugged” e vulosi emrin e vet bashkë me këngë të moçme e kompozime të reja që emërues të përbashkët kanë vlerat. Për gati dy dekada, veprat e interpretuara prej grupit mbesin ende në krye të listës. Edhe koncerti i radhës, të hënën mbrëma, ka po këto premisa
 

I dyfishtë është rikthimi i “Ethnically Plugged” sa herë që vjen në skenë: pos grupit, rikthehen edhe këngët e moçme shqipe, bashkë me to edhe kompozime të reja me taban në thesarin muzikor kombëtar. Në 18 vjet rrugëtim, koncertet e këtij formacioni unik me maestro të interpretimit e të kompozimit, performancat e grupit nuk kufizohen vetëm te koncerti i një nate. “Ethnically...” e dokumenton muzikën e vjetër shqipe, hap kapituj të rinj për vlerat, dhe secila vepër e tyre dëgjohet gjatë

Kur flitet për muzikën e vjetër shqipe, është një prej grupeve që menjëherë pushton mendjet. Ekzistenca e këtij formacioni ndërlidhet me ruajtjen dhe promovimin e vlerave muzikore. E sa herë del në skenë, sigurohet që të hedhë dromca të përpunimeve, të cilat duartrokiten gjithnjë gjatë.

Edhe më të veçanta i kanë krijimet e tyre grupore. “Ethnically Plogged” është vulë e rrugëtimit i cili nisi 18 vjet më parë dhe bashkoi disa nga instrumentistët më profesionistë në vend. Por ajo që i jep edhe më shumë sharmë koncertit është fakti i një mungese të gjatë në skenë.