Kulturë

“La Traviata” – testi i Operës së Kosovës për ta vulosur emrin

Të mërkurën mbrëma, në provën e përgjithshme, ekipi po merrej me detajet e fundit. Vjen në një formacion të kompletuar profesionalisht. Nga Bullgaria përkrah ka Operën Shtetërore të Stara Zagorës, nga Shqipëria Teatrin e Operës dhe Baletit të Tiranës dhe Filharmoninë e Kosovës
 

Jetësimi i kryeveprës së Giuseppe Verdit ka tjetër peshë: ia vulos me operë emrin që ka – Opera e Kosovës. Premiera është sonte prej orës 19:00 në sallën “1 Tetori” dhe nëse çdo gjë shkon ashtu siç është paraparë, publiku do ta ndiejë magjinë e skenave të njohura. Prapaskena e rrugëtimi deri këtu janë tjetër histori e institucionit, që para një viti e ca hodhi hapat e parë, ende pa shtëpi të veten

Pavarësisht sfidave me të cilat përballet, “La Traviata” do të shënohet në historinë e kulturës në vend si e para operë e inskenuar prej Operës së Kosovës, ende pa shtëpi të veten, e themeluar në gushtin e vjetëm, e inauguruar me koncert në fund të tetorit të atij viti. Por jetësimi i kryeveprës së Giuseppe Verdit ka tjetër peshë: ia vulos me operë emrin që ka – Opera e Kosovës. Premiera është sonte prej orës 19:00 dhe nëse çdo gjë shkon ashtu siç është paraparë, publiku do ta ndiejë magjinë e skenave të njohura. Prapaskena e rrugëtimi deri këtu janë tjetër histori.

Të mërkurën mbrëma, në provën e përgjithshme, ekipi po merrej me detajet e fundit. Vjen në një formacion të kompletuar profesionalisht. Nga Bullgaria përkrah ka Operën Shtetërore të Stara Zagorës, nga Shqipëria Teatrin e Operës dhe Baletit të Tiranës dhe Filharmoninë e Kosovës. Bëhen bashkë për të sjellë një prej veprave më ikonike. Vetë vepra është madhështore. Prej të tillave që ka kumbuar nëpër skena prestigjioze operistike. Madje cilësohet si prej operave që ka rrugëtuar më së shpeshti nëpër botë. Është komplekse edhe për nga interpretimi, ku përfshin njëmbëdhjetë role. Ndërkaq ngjarja bazohet në dramën e Alexandre Dumas, “La Dame aux camelias”. Në jo pak vështirësi ka hasur institucioni që nga fillimi i provave gati para një muaji. Infrastruktura e papërshtatshme, mungesa e stafit dhe improvizimet janë veç disa nga to. Ato që po e kompletojnë premierën janë bashkëpunimet, të cilat po e shpëtojnë Operën e Kosovës nga skenografia e kostumografia, si një ndër elementet bazike të premierës.