Kulturë

Botuesit në Shqipëri kërkojnë ndryshime ligjore dhe heqje taksash për librari të reja

Të dhënat në Shqipëri tregojnë se 78 për qind e qytetarëve nuk e kanë lexuar dhe nuk e kanë blerë një libër vitin e fundit
 

Ndryshimi i Ligjit të librit, si dhe heqja e taksave për libraritë e reja për një periudhë të caktuar kohore janë kërkesat që botuesit në Shqipëri ia kanë adresuar Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Arsimit. Kërkesa të tilla vijnë në kohën kur botuesit kanë ngritur alarmin se përditë ka më pak lexues

Botuesit në Shqipëri kërkojnë më shumë politika ndërgjegjësuese dhe mbështetje për të ndryshuar realitetin aktual, ku është shënuar një ulje e konsiderueshme e numrit të lexuesve.

Botuesit i kanë kërkuar njëzëri Ministrisë së Kulturës dhe asaj të Arsimit ndryshimin e Ligjit të librit, si dhe heqjen e taksave për libraritë e reja për një periudhë të caktuar kohore.