Kulturë

“Erë gjaku” me imazhet tronditëse të Masakrës së Rogovës së Hasit

Pamje nga ekspozita "Erë gjaku" (Foto: Driton Paçarada)
 

Në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës fotografitë e Masakrës së Rogovës së Hasit kanë bërë që të duket sikurse hapësira kundërmon gjak, ashtu sikurse vetë titulli i ekspozitës, “Erë gjaku”. Në ambientet ku ruhet trashëgimia antike, për dy javë vizitorët do të kenë mundësi të shohin imazhet e para 24 vjetëve. Janë ushtarë të UÇK-së të rënë në pritë e edhe civilë të vrarë e të masakruar. Shkrepjet e shumta të fotoreporterit Alban Bujari e kthejnë skenën e masakrës si tërësi, bashkë me ceremoninë e varrimit. Pos dokumentimit të masakrës, ekspozita shpërfaq edhe punën e një fotoreporteri që ende nuk kishte mbushur të 30-at

Kur ekipi i “Kohës Ditore” do të mbërrinte në hyrje të fshatit Rogovë e Hasit, në ditën e 29-të të janarit të vitit 1999, do të haste në postbllokun e forcave serbe të pajisur me dy autoblinda. Fotoreporteri Alban Bujari, gazetari Naser Miftari e shoferi Afrim Vitia ia kishin mësyrë që të shihnin prej së afërmi e të raportonin për një masakër që kishin dëgjuar se kishte ndodhur në këtë fshat e në dy të tjera të Komunës së Gjakovës. Me t’ju treguar forcave serbe se ku po shkonin, ata kishin marrë një përgjigje të qartë: “Shkoni e shikoni, sepse një ditë edhe ju do të jeni ashtu”. Këtë fjali treshja nuk e harron asnjëherë. Afrim Vitia e ka kujtuar edhe të dielën, i gjendur midis 28 fotografive të shkrepura nga Alban Bujari. Në Lapidariumin e Muzeut Kombëtar të Kosovës fotografitë e asaj masakre kanë bërë që të duket sikurse hapësira kundërmon gjak, ashtu sikurse vetë titulli i ekspozitës, “Erë gjaku”. Në ambientet ku ruhet trashëgimia antike, për dy javë vizitorët do të kenë mundësi të shohin imazhet e para 24 vjetëve. Janë ushtarë të UÇK-së të rënë në pritë e edhe civilë të vrarë e të masakruar. Shkrepjet e shumta të fotoreporterit Alban Bujari e kthejnë skenën e masakrës si tërësi, bashkë me ceremoninë e varrimit. Pos dokumentimit të masakrës, ekspozita shpërfaq edhe punën e një fotoreporteri që ende nuk i kishte mbushur të 30-at.

Bujari, siç edhe ndodh zakonisht, ishte fjalëpakë në ekspozitë.