Kulturë

“Flaka e Janarit” shndërron Gjilanin në qytet të artit

Shfaqja e trupës së teatrit eksperimental “Kujtim Spahivogli” nga Tirana, “Pak pakt” nën regji të Ledian Gjeçit është pasqyrë për mentalitetin dhe gjendjen e shoqërisë që gjen veten në cilindo vend shqipfolës
 

Më 1992 mbajti edicionin e parë të saj për të mos e ndalur rrjedhën e saj as në kohë lufte a rrethana pandemie. Si një prej ngjarjeve më me traditë në vend, “Flaka e Janarit” bëhet pikëtakim i aktiviteteve kulturore, organizimi i së cilës, në normalitetin e sotëm bëhet mision për t’i trajtuar problemet e shoqërisë. Edhe në edicionin e sivjetmë, e ruan origjinalitetin e ndërtuar në katër shtylla: art pamor, letrar, skenik dhe muzikor

E nisur 32 vjet më parë, “Flaka e Janarit” jo veç në Gjilan, por në tërë Kosovën qe ngjarja që jehoi thirrjet për rezistencë të popullit shqiptar gjatë viteve ’90. Filloi si shenjë nderimi për heronjtë në 10-vjetorin e rënies së Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës. Më 1992 mbajti edicionin e parë të saj për të mos ndalur rrjedhën e saj as në kohë lufte a rrethana pandemie. Si një prej ngjarjeve më me traditë në vend, “Flaka e Janarit” bëhet pikëtakim i aktiviteteve kulturore, organizimi i së cilës, në normalitetin e sotëm bëhet mision për t’i trajtuar problemet e shoqërisë. Edhe në edicionin e sivjetmë, e ruan origjinalitetin e ndërtuar në katër shtylla: art pamor, letrar, skenik dhe muzikor.

Festivali i luftës e pandemisë