Kulturë

Të burgosurit ndihmojnë familjet duke shitur art

Te burgosurit shesin art
“Ne mbështesim familjet tona me paratë që fitojmë përmes këtyre pikturave dhe përballojmë shpenzimet tona këtu. Kohët e fundit pikturat tona u ekspozuan në një ekspozitë në Islamabad. Disa nga pikturat tona u shitën dhe disa janë ende të ekspozuara”, ka treguar i burgosuri Muhamed Ijaz
 

Të burgosurit që ndjekin një shkollë arti të drejtuar nga të burgosur të tjerë në Pakistan po gjejnë ngushëllim duke bërë muzikë dhe pikturuar. Puna e tyre gjithashtu shitet, me të ardhurat që shkojnë për të mbështetur financiarisht familjet e tyre derisa janë në burg

Gjatë 10 vjetëve të fundit, Muhamed Ijaz ka mësuar se si të pikturojë dhe tani është bërë vetë mësues arti.

Ijaz e përvetësoi këtë hobi të ri në burgun qendror të Karaçit, ku po vuan një dënim 25-vjeçar për rrëmbim.