Kulturë

“Prejardhje” animon artefaktet në kërkim të rrënjëve

Në muret e Galerisë së Arteve në Ferizaj, u hap për publikun ekspozita “Prejardhje”. Artefaktet e gjetura në periudha të ndryshme kohore si Hyjnesha e Varoshit, Okarina e Urna u paraqitën me anë të projektorëve, të animuara me vetitë që këto eksponate i kanë humbur me kohën
 

Artefaktet e këtyre anëve që datojnë qindra e mijëra vjet më parë marrin formë nëpërmjet animacioneve e ilustrimeve, duke u shpirtëzuar nëpërmjet teknologjisë. “Prejardhje” nuk është thjesht një paraqitje eksponatesh, të dhënash për to, por është një lloj thirrjeje për gjurmimi rrënjësh. Të projektuara në dhomën e errët të Galerisë së Arteve në Ferizaj, ekspozita i bën të afërta për vizitorët

“Prejardhje” vjen si këndvështrim tjetër i arkeologjisë. Ekspozita e hapur në Galerinë e Arteve ne Ferizaj i paraqet artefaktet si ilustrime e animacione. Nën tingujt e okarinës nëpërmjet projektorëve u paraqit Hyjnesha e Varoshit, Helmeta Ilire, Okarina, Urna e të tjera. Artefaktet shfaqen në dhomën e errët, bashkohen edhe me siluetat e vizitorëve.

Në pamundësi që ato të jenë fizikisht pjesë e ekspozitës, e cila u hap të hënën mbrëma, kuratorët më pjesën tjetër të ekipit e panë këtë si mundësi për disa ndërhyrje.