Kulturë

Ministria alarmon UNESCO-n dhe BE-në për kontrabandimin e artefakteve të Novobërdës në Serbi

Pas raportimit të KOHËS më 28 mars të vitit të kaluar se revista “Journal of Archaeological Science” ka publikuar studimin e pesë autorëve nga Serbia, ku shpërfaqeshin rezultate të artefakteve të Novobërdës, të marra gjatë viteve 2015 dhe 2016, MKRS-ja kishte kërkuar nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore që ta trajtojë këtë çështje. Ishte konfirmuar se artefaktet janë kontrabanduar
 

Raportin nëpërmjet të cilit institucionet vendore kanë konstatuar se është bërë bartje ilegale e materialit arkeologjik nga Kalaja e Novobërdës për në Serbi, tani e posedojnë UNESCO-ja dhe Bashkimi Evropian. Të dyja këto institucione, Ministria e Kulturës i ka njoftuar edhe për hapat që do të ndërmarrë. Rastin e kontrabandimit të artefakteve e kishte nxjerrë në pah KOHA, në marsin e vjetshëm

Ministria e Kulturës ka alarmuar institucionet ndërkombëtare për rastin e kontrabandimit të mbetjeve arkeologjike nga Kalaja e Novobërdës. I ka njoftuar edhe për hapat që do të ndërmarrë.

Raportin, nëpërmjet të cilit institucionet kanë konstatuar se është bërë bartje ilegale e materialit arkeologjik për në Serbi, tani e posedojnë UNESCO-ja dhe Bashkimi Evropian. Pos kësaj, është kërkuar edhe bashkëpunim.