Kulturë

Artistët ftohen në “Rezidenca 17” për emergjencat e ambientit

Pjesëmarrësit do të japin ide hulumtuese dhe eksperimentuese gjatë kësaj kohe, mirëpo edhe do të organizohen biseda e prezantime ku publiku do të ketë qasje të përcjellë nga afër procesin e punës të secilit brenda rezidencës
 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

 Hulumtues, teoricienë, shkencëtarë, shkrimtarë e artistë të mediumeve të ndryshme janë thirrur të bëhen bashkë në atë që është kthyer në “Rezidenca 17”. Nëpërmjet “Infrared” synohet të trajtohen temat emergjente të ambientit dhe të krijohet dialog, ku përfshihet edhe publiku

Testamenti i shkrimtarit Hivzi Sulejmani përfundimisht po gjen zbatim, dhe thirrja për pjesëmarrës në atë që është kthyer në “Rezidenca 17” është shembulli konkret. “Infrared” si vazhdimësi e projektit të nisur në vitin 2019 do të zbatohet aty në formatin rezidencial. Nëpërmjet tij synon identifikimin e çështjeve emergjente të ambientit duke praktikuar studion e hapur.

“Shtatëmbëdhjetë” mëton t’i japë frymë shtëpisë së Hivzi Sulejmanit në lagjen “Taslixhe” në Prishtinë me aktivitetet e saj. Hulumtues, teoricienë, shkencëtarë, shkrimtarë e artistë të mediumeve të ndryshme janë ftuar për qëndrim në rezidencë në periudhën midis një dhe tre muajsh. Pjesëmarrësit do të japin ide hulumtuese dhe eksperimentuese gjatë kësaj kohe, mirëpo edhe do të organizohen biseda e prezantime ku publiku do të ketë qasje të përcjellë nga afër procesin e punës të secilit brenda rezidencës.