Kulturë

Art Lokaj dhe “Killin’ Quintet” bashkohen në “Use You”

E shtuna e parë e shkurtit në “Dit’ e Nat’” ka nisur ndryshe. Art Lokaj shoqëruar nga instrumentistët qe kryefjala e mbrëmjes. “Use You”, albumi i tij i parë, ishte ai që e futi publikun në një rrugëtim muzikor me ngjyra e tema të ndryshme. Thelbi i tij është dashuria, dhe atmosferë të tillë edhe krijoi krejt performanca
 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Tradita është që mbrëmjet e së shtunës të mbledhin familjarë e miq. Kryeqyteti vazhdon ta dëshmojë ruajtjen e daljeve në të shtuna.

Lokalet e ndryshme pikërisht në këtë ditë të fundjavës mbushen me artistë, e atmosfera dallon varësisht nga muzika që bëhet e nga të pranishmit që janë aty.