Kulturë

Tërmeti në Turqi shkatërron Kalanë antike të Gaziantepit

Në bazë të gërmimeve arkeologjike, Kalaja u ndërtua për herë të parë si kullë vrojtimi në periudhën romake në shekullin e dytë dhe të tretë dhe u zgjerua me kalimin e kohës. Të hënën tërmeti e ka shembur gati krejtësisht
 

Kalaja antike e Gaziantepit u shemb gjatë tërmetit me magnitudë 7.8, që goditi Turqinë në orët e para të 6 shkurtit. “Disa nga kullat në pjesën lindore, jugore dhe juglindore të Kalasë historike të Gaziantepit u shkatërruan nga tërmeti. Mbetjet u shpërndanë nëpër rrugë”, njoftuan mediat lokale

Tërmeti, i cili goditi Turqinë dhe Sirinë në mëngjesin e së hënës, ka dëmtuar Kalanë e Gaziantepit, një vend historik dhe një atraksion turistik në juglindje të Turqisë.

Kalaja u shemb gjatë tërmetit me magnitudë 7.8, që goditi Turqinë në orët e para të 6 shkurtit.