Kulturë

Logot e Pavarësisë dhe Epopesë së UÇK-së, shpresë e krenari

Dy përvjetorët jubilarë do të shënohen me një sërë aktivitetesh qendrore e lokale, të cilat do të nisin prej 9 shkurtit e do të përfundojnë më 12 mars. Agjendën dhe logon i ka prezantuar të mërkurën ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku (Foto: Driton Paçarada)
 

Me agjendën për shënimin e pesëmbëdhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës dhe njëzetepesëvjetorit të Epopesë së UÇK-së janë prezantuar të enjten edhe logot e këtyre dy jubileve, të punuara nga artisti Albian Gagica. Karakteristikë e përbashkët e logove është prania e ngjyrave kuqezi, ndonëse ajo e pavarësisë së Kosovës ka edhe disa ngjyra më tepër. E para lidhet me ngjyrat shpresëndjellëse dhe optimiste për të tashmen dhe për të ardhmen e Kosovës. Ajo e UÇK-së ka frymë krenarie, me tri portretet e heronjve në qendër

Logoja e pesëmbëdhjetëvjetorit të Pavarësisë dhe ajo e njëzetepesëvjetorit të Epopesë së UÇK-së janë prezantuar të mërkurën në konferencë për media bashkë me agjendën shtetërore kushtuar këtyre dy datave. Të dy logot, prezantuar prej ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku, janë punuar nga artisti Albian Gagica. Dy përvjetorët jubilarë do të shënohen me një sërë aktivitetesh qendrore e lokale të cilat do të nisin prej 9 shkurtit e do të përfundojnë më 12 mars.

Karakteristikë e përbashkët e logove është prania e ngjyrave kuqezi, ndonëse ajo e pavarësisë së Kosovës ka edhe disa ngjyra më tepër, domethënien e të cilave e ka shpalosur ministri Çeku.