Kulturë

Ish-drejtori i “Shotës” aludon në shkelje ligjore, do rivlerësim

Historia e konkursit të “Shotës” kishte nisur më 3 qershor të vitit të kaluar, kur Ministria e Kulturës hapi konkursin publik për drejtor të përgjithshëm. Në janarin e sivjetmë në këtë pozitë është zgjedhur Mehmed Xhemajli
 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Së paku shkelje të tri ligjeve, ka numëruar Shefqet Gjocaj në ankesën të cilën ia ka adresuar Ministrisë së Kulturës. Ndër të tjera, në garën për një mandat të tretë si drejtor i ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota” pretendon se është diskriminuar. Sipas ankesës, gjatë procesit rekrutues ka pasur shkelje të Ligjit për zyrtarët publikë, atij për ansamblin “Shota”, Ligjit të punës dhe akteve nënligjore të zbatueshme të këtyre ligjeve. Kërkesa e tij është rivlerësimi

Ish-drejtori i ansamblit kombëtar të këngëve dhe valleve “Shota”, Shefqet Gjocaj, pretendon se janë bërë një sërë shkeljesh ligjore në konkursin nëpërmjet të cilit ai nuk e ka marrë mandatin e tretë në krye të institucionit. Aludimet e tij janë përfshirë në një ankesë të gjatë që ia ka dërguar Ministrisë së Kulturës.

Sipas ankesës, gjatë procesit rekrutues ka pasur shkelje të Ligjit për zyrtarët publikë, atij për ansamblin “Shota”, Ligjit të punës dhe akteve nënligjore të zbatueshme të këtyre ligjeve.