Kulturë

“MuralFesti” lë shenja e mesazhe edukative në hapësirat e shkollës

Mureve të dikurshme të bardha në shkollën fillore “Pjetër Bogdani” tash s’mund t’u numërohen ngjyrat. Gjithçka që paraqitet me to kap syrin e secilit. Kur të analizohen mirë zbërthehet temat kryesore, edukimi dhe arsimimi (Foto: Dren Osmani)

Kontrastet e ngjyrave bëhen bashkë për t’iu dhënë formë figurave ekzakte të mjeteve shkollore. Kësisoj shpalosen mesazhe edukative, që janë kryetemë e “MuralFestit” të Ferizajt, me projektin që e ka sjellë në Prishtinë.

 

Ka qenë një befasi për nxënësit dhe stafin e shkollës fillore “Pjetër Bogdani” në kryeqytet, me t’u kthyer prej pushimit midis gjysmëvjetorëve. Shtatë artistë janë bërë bashkë me projektin e “MuralFestit”, duke u dhënë pamje tjetër mureve të shkollës. Aty thuren mesazhe edukative, përderisa nëpërmjet ngjyrave është transformuar ambienti

Kontrastet e ngjyrave bëhen bashkë për t’iu dhënë formë figurave ekzakte të mjeteve shkollore. Kësisoj shpalosen mesazhe edukative, që janë kryetemë e “MuralFestit” të Ferizajt, me projektin që e ka sjellë në Prishtinë.

Mureve të dikurshme të bardha tash s’mund t’u numërohen ngjyrat. Gjithçka që paraqitet me to kap syrin e secilit. Kur të analizohen mirë zbërthehet temat kryesore; edukimi dhe arsimimi. Me to tashmë ndeshen përditë nxënësit e shkollës fillore “Pjetër Bogdani” në kryeqytet. Kësaj here këto tema inkuadrohen butësisht. Në hyrje të korridorit të kësaj shkolle, vijat e zeza kanë marrë formën e portretit të figurës së shquar kombëtare emrin e të cilit e mban shkolla. Imazhi i Pjetër Bogdanit është që “mirëpret” secilin që hyn aty.