Kulturë

Financat rrezikojnë pjesëmarrjen e “Siparantum” në “World Choir Games”

Kori “Siparantum” në “World Choir Games”, nëntor 2021
 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Në atë që njihet si Olimpiada e Koreve, “Siparantum” është në garë edhe në kategorinë “Mixed Choir” me veprat premierë të Mendi Mengjiqit e të Jan Van der Roost. Sivjet Kori mund të privohet nga pjesëmarrja e plotë e tij për shkak të mungesës së mjeteve financiare. Kanë bërë thirrje publike për mbështetje. Këtë vit shënohet edicioni i 12-të i organizimit prestigjioz dhe mbahet në Korenë e Jugut prej 3 deri më 13 korrik

Më 2021 do të bëhej fitues i kategorisë “The Open Competition - Musica Contemporanea”. Sivjet është në garë, po ashtu, në këtë kategori. Por pos kësaj ngjashmërie, sikurse më 2021, korit “Siparantum” edhe sivjet i rrezikohet pjesëmarrja. Formacioni koral nga Peja kërkon mbështetje për t’u prezantuar dhe garuar në “World Choir Games”.

Në atë që njihet si Olimpiada e Koreve, “Siparantum” është në garë edhe në kategorinë “Mixed Choir” me veprat premierë të Mendi Mengjiqit e të Jan Van der Roost. Sivjet Kori mund të privohet nga pjesëmarrja e plotë e tij për shkak të mungesës së mjeteve financiare. Kanë bërë thirrje publike për mbështetje. Këtë vit shënohet edicioni i 12-të i organizimit prestigjioz dhe mbahet në Korenë e Jugut prej 3 deri më 13 korrik. Kori i drejtuar nga dirigjenti e kompozitori Memli Kelmendi prezantohet me programin që përfshin vepra të kompozitorëve të periudhave të ndryshme stilistike. Me vepra të shkruara enkas për këtë formacion koral.