Kulturë

Arkeologët nxjerrin në pah 300 monedha të vikingëve

Koleksioni i monedhave daneze ka zgjuar interesimin e arkeologëve. Ata mendojnë se i përkasin viteve 970-980 kur në pushtet ishte mbreti viking Harald “Bluetooth” Gormsson, i cili ka drejtuar Danimarkën nga viti 950 deri në fund të viteve 980
 

Një thesar me monedha të vikingëve është zbuluar në veri të Danimarkës. Monedhat e vjetra më shumë se një mijë vjet janë gjetur pak kilometra larg një kështjelle vikingësh

Kopenhagë, Danimarkë, 28 prill (AP) Monedhat e zbuluara nga arkeologët në veri të Jutlandit u gjetën me një detektor.

Thesari përbëhet nga 300 monedha të argjendta dhe bizhuteri të copëtuara, të cilat, sipas ekspertëve, janë përdorur për pagesa.