Kulturë

“Siparantumi” i jashtëzakonshëm midis koreve botërore në Korenë e Jugut

Kori “Siparantum” në paraqitjen e parë më 10 korrik, në “Gangneung Presbyterian Church”, në kategorinë e “The Champions Competition Category C7 / Mixed Chamber Choir”, në “World Choir Games” në Korenë e Jugut
 

Si performanca të jashtëzakonshme janë përshkruar dy paraqitjet e korit “Siparantum” në “World Choir Games” në Korenë e Jugut. Është niveli më i lartë i konkurrencës në mesin e koreve nga të katër anët e botës, kritika e ka mirëpritur. “Është e paimagjinueshme. Mbrëmë ka qenë një performancë e jashtëzakonshme e korit ‘Siparantum’, sepse në program kemi pasur edhe vepra të kompozitorëve tanë”, ka thënë të martën Memli Kelmendi, dirigjenti e themeluesi i Korit. Por i jashtëzakonshëm është edhe rrëfimi i vetë “Siparantumit”. Është folur në më të madhen garë koresh edhe për këtë pjesë

Muzika shqipe tok me emrin e Kosovës dhe jo vetëm kanë jehuar me “Siparantum” midis koreve nga të katër anët e botës që janë bashkuar në Korenë e Jugut. Reagimet e para: pozitive. Kori nga Peja që përfaqëson vendin në më të madhen garë të këtij lloji, tashmë ka realizuar dy paraqitjet e parapara si garues në “Musica Contemporanea” dhe “Mixed Choir”, në të cilat po konkurron në edicionin e 12-të të “World Choir Games”,

Në fotografitë dhe videot e shpërndara në rrjetet sociale, “Siparantumi” është parë duke valëvitur flamurin e Kosovës nëpër rrugët e Koresë së Jugut. Pret të mos kthehet duarthatë prej atje ndonëse konkurrenca është e fortë