Kulturë

“Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovën” sjell portretin e intelektualit të përmasave botërore

“Në mënyrë analitike, hulumtuese e shkencore është përfshirë e tërë veprimtaria dhe kontributi i intelektualit të përmasave botërore akademik Prof. Dr. Gazmend Zajmit”, shkruhen në përshkrimin e monografisë, “Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovën” të Nuhi Bytyçit.
 

Veprimtaria e kontributi i akademikut Gazmend Zajmi është përmbledhur nëmonografinë “Gazmend Zajmi – një jetë për Kosovën” me autor gazetarin veteran e dokumentaristin, NuhiBytyçi. Aty përfshihet jeta e kontributi arsimor, politik, shkencor, kulturor dhe jo vetëm. 

Sipas njoftimit për këtë botim, monografia ështërealizuar pas punës më shumë se trevjeçare që përfshin 504 faqe të ndara në 23 kapituj sipas tematikave dhe ngjarjeve historike. Botimi përfshin analizë, hulumtim e punë shkencore. Aty përfshihet e argumentohet angazhimi i akademik Zajmit si ligjërues në Fakultetin Juridik në Universitetin të Prishtinës e kontributi nëthemelimin e UP-së, sikurse edhe angazhimi si prorektor e rektor i institucionit bashkë me krijimin e mundësive të bashkëpunimit me universitetet e huaja.