Kulturë

Vdiq aktori i njohur, Mirush Kabashi

 

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktori i mirënjohur, Mirush Kabashi. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij, të cilët nëpërmjet një njoftimi bëjnë me dije se Kabashi vdiq gjatë mesnatës së 5 dhjetorit. 

“Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroi jetë të martën, më datë 5 dhjetor pas mesnate. Sa u përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim. Me respekt, familja Kabashi!”, njoftojnë familjarët e artistit.