Kulturë

Hajdutët e metaleve në Francë dëmtojnë në vlerë 1 milion euro skulpturën e Kiefer

Hetuesit francezë pretenduan se hajdutët ishin pas materialeve e jo skulpturave dhe se ata nuk e kuptonin vlerën e artit. Një arsyetim i ngjashëm u shfaq edhe një herë nga prokurorët në Meaux
 

Pjesë të një skulpture të Anselm Kiefer, që mendohet se kanë vlerë kolektive rreth 1 milion dollarë u vodhën nga magazina e artistit në qytetin francez të Croissy-Beaubourg.

Pjesët e grabitura mendohet të jenë libra të mëdhenj me plumb. Nuk ishte e qartë se cila vepër ishte në shënjestër, por vepra të tjera të Kiefer, si “The High Priestess/Zweistromland” (1985/86), janë mbështetur më parë në këto vepra të rënda në shërbim të eksplorimeve të traumës gjermane të pasluftës. Ajo skulpturë, për shembull, aludon për arkivat e mbajtura nga nazistët.