Kulturë

“Toka brenda meje” kualifikohet për nominim në pesë kategori për çmimet zvicerane të filmit

“Për mua nominimi për Filmin më të Mirë është qëllimi i parë, pasi pesë filmat që nominohen në këtë kategori do të shfaqen rreth Zvicrës. Në atë moment pasi kemi mundësinë të udhëtojmë rreth Zvicrës me filmin, kemi mundësinë edhe të takojmë audiencën që interesohet për këtë lloj storie. Nuk e kemi qëllim kryesor ta fitojmë, por vetëm të jemi të nominuar”, ka thënë më tej regjisori i filmit “The Land Within”, Fisnik Maxville
 

Filmi me historinë autentike nuk kthehet duarthatë në festivalet që merr pjesë. Ua ka mësyrë edhe çmimeve kombëtare të Zvicrës. Është njëri prej filmave të kualifikuar për mundësi nominimi në pesë kategori. Filmi më i Mirë është veç një prej tyre. Filmi me rrëfimet nga Kosova, në gjuhën shqipe dhe me kastën e aktorëve vendorë do të mund të zgjidhet si më i miri i Zvicrës për këtë vit si rrjedhojë e bashkëprodhimit ndërmjet dy vendeve

Rrëfimi i filmit “The Land Within” me regji e skenar të Fisnik Maxville lë përshtypje gjithandej. Filmi me historinë autentike nuk kthehet duarthatë në festivalet që merr pjesë. Ua ka mësyrë edhe çmimeve kombëtare të Zvicrës. Është njëri prej filmave të kualifikuar për mundësi nominimi në pesë kategori. Filmi më i Mirë është veç një prej tyre. Filmi me rrëfimet nga Kosova, në gjuhën shqipe dhe me kastën e aktorëve vendorë do të mund të zgjidhet si më i miri i Zvicrës për këtë vit si rrjedhojë e bashkëprodhimit ndërmjet dy vendeve.

“The Land Within” (Toka brenda meje) synon të jetë pjesë e listës prej pesë filmave që do të nominohen për kategorinë kryesore të çmimeve të kinematografisë zvicerane. Por janë edhe katër kategori të tjera për të cilat është kualifikuar për mundësi nominimi. Filmi me regji të Maxville synon nominim edhe në kategoritë: Skenari më i Mirë, Kolona Zanore më e Mirë, Zërimi më i Mirë dhe Montazhi më i Mirë.