Kulturë

Mehdi Frashëri si guvernator i Palestinës më 1912 - shqiptari tolerant në kohë kritike

 

Me tërheqjen e trupave të Mehmet Ali Pashës prej Levantit më 1840, si pasojë e intervenimit ushtarak evropian, sundimi osman u kthye përsëri në këto vise, por me ndryshime.

Ç'është e vërteta, vitet e sundimit të Mehmet Aliut në Levent (1831-1840) krijuan raporte të reja ndërfetare në saje të politikës së tij tolerante ndaj te krishterëve e çifutëve, të cilët gëzuan barazi dhe u bënë anëtarë të barabartë në këshillat vendorë që u krijuan atëherë, shkruan Muhamed Mufaku në numrin e sotëm të Kohës Ditore.