LAJMET E MBRËMJES

Të akuzuarit në rastin e 53-milionëshit kërkojnë të hidhet poshtë aktakuza

 

Hedhjen poshtë të aktakuzës e kanë kërkuar të akuzuarit për keqpërdor të 53 milionë eurove në projektin e autostradës “Arbën Xhaferi”. Në seancën e mbajtur të premten, avokatët e të akuzuarave kanë ofruar argumentet e tyre kundërshtuese, ndërsa që prokurori i rastit ka insistuar në arsyeshmërinë e aktakuzës.

Avokati Musa Damati, i cili përfaqëson ish-ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj ka thënë se në aktakuzë nuk tregohet se ku kanë përfunduar 53 milionë eurot.