LAJMET E MBRËMJES

Osmani: BE-ja t’i japë fund taktikës destruktive të Serbisë

 

Presidentja Vjosa Osmani i ka kërkuar Bashkimit Evropian që t’i japë fund taktikës destruktive të Serbisë në dialogun me Kosovën.

Nga vizita zyrtare në Bullgari, ku është pritur nga homologu i saj, Rumen Radev, Osmani ka theksuar se qëllimi i Serbisë është që nëpërmjet kushtëzimeve t’i zgjasë përjetësisht negociatat e lehtësuara nga Brukseli.