LAJMET E MBRËMJES

Dy orë pasi iu dha lamtumira e fundit shtatzënës së vrarë, vetëvritet dorasi

Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Të premten iu dha lamtumira e fundit, në fshatin Llugaxhi të Lipjanit, gruas shtatzënë, të vrarë dy ditë më parë nga bashkëshorti i saj në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë. E në ditën që u varros 35-vjeçarja, dorasi ka kryer vetëvrasje në shtëpinë e tij, pas lokalizimit nga Policia.

I është dhënë lamtumira e fundit shtatzënës, që u vra dy ditë më parë nga bashkëshorti i saj, në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë.

Në ceremoninë e varrimit, në varrezat e fshatit Llugaxhi të Lipjanit, familjarëve të viktimës i qëndruan pranë qindra qytetarë e udhëheqës institucionesh.