LAJMET E MBRËMJES

Kurti: I kuptojmë shqetësimet e partnerëve ndërkombëtarë, por nuk kishte opsion tjetër kushtetues

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Një ditë pas zhvillimeve në veri, kryeministri Albin Kurti tha se i kupton shqetësimet e ngritura nga partnerët ndërkombëtarë, por vlerësoi se çdo opsion tjetër përpos atij që ua mundësoi hyrjen në zyre kryetarëve të rinj të komunave, do të ishte mospërmbushje e obligimeve kushtetuese të Qeverisë. Kryeministri theksoi se shkuarja e kryetarit të komunës në vendin e tij të punës do të duhej të ishte gjëja më normale e mundshme.

Kryeministri Albin Kurti u është përgjigjur reagimeve ndërkombëtare, nëpërmjet të cilave iu vu përgjegjësia atij dhe Qeverisë që drejton, për aksionin që ua mundësoi qasjen në objekte komunale kryetarëve të rinj të komunave në veri.

Departamenti Amerikan i Shtetit shprehu qëndrimin se aksioni që rezultoi me përleshje mes policisë e grupeve të serbëve, do të përcillet me pasoja në raportet ndërshtetërore.