LAJMET E MBRËMJES

Sarrazin: S’lejojmë që shanset që i ofron marrëveshja e Ohrit të shemben shkaku i ndonjë vendimi të marrë

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Pas zhvillimeve të një dite më parë në veri, emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, e ka vizituar Kosovën. Ai e quajti të pamatur e të marrë vendimin për aksionin e Policisë me të cilin iu mundësua kryetarëve të rinj qasja në objektet e komunave, e i cili rezultoi me përleshje mes policisë dhe grupeve të serbëve. Në Prishtinë, Sarrazin është pritur nga përfaqësuesit më të lartë shtetërorë dhe ka takuar edhe përfaqësues të serbëve në veri.

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka vizituar Kosovën një ditë pas përplasjes mes Policisë dhe grupeve të serbëve në veri gjatë aksionit për t’ua mundësuar kryetarëve të rinj hyrjen në objektet e komunave.

Pas vizitës që i bëri bazës së EULEX-it në Mitrovicën Jugore, Sarrazin, tha se kjo ditë ishte e rëndë e shqetësuese për Kosovën dhe rajonin dhe e quajti të marrë vendimin e Prishtinës zyrtare për këtë aksion, pasi theksoi se me të mund të shemben marrëveshjet e arritura së fundmi me Serbinë.