LAJMET E MBRËMJES

Situata në Leposaviq e qetë, por e brishtë, KFOR-i "blindon" objektin e Komunës

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Për më shumë se 11 orë me radhë, dhjetëra protestues kanë qëndruar para objektit të Komunës së Leposaviqit. E gjithë hapësira ishte e siguruar nga ushtarë të KFOR-it, derisa kërkesa e tyre ishte largimi i kryetarit të ri, Lulzim Hetemi. Kryetari nuk u largua e njësoj edhe protestuesit, të cilët nuk përfillën kërkesat e misionit të KFOR-it në Kosovë që të shpërndahen në mënyrë të qetë.

E blinduar nga të gjitha anët prej ushtarëve amerikanë ishte objekti i Komunës së Leposaviqit këtë mëngjes.

Pjesëtarë të KFOR-it me mjete të rënda qysh para orës 6 të mëngjesit kanë zbarkuar në oborrin e kësaj komune.