LAJMET E MBRËMJES

Zubin-Potok - Djegie të veturave e provokime ndaj policëve, paralajmërohet protestë edhe për nesër

Pëlqeje KTV Video për të parë video të përzgjedhura nga KOHA
 

Qindra qytetarë të Zubin Potokut janë mbledhur të hënën para objektit të komunës. Ata provokuan vazhdimisht policinë e mediat. Pas përfundimit të protestës së serbëve, pak metra larg nga autoblindat e KFOR-it, dogjën veturën e TëVë1

Fshati Çabër nga ku vjen kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, në orët e mëngjesit të së hënës patrullohej nga forca të shumta të KFOR-it e të Policisë së Kosovës.

Shumë me shumë kishte para ndërtesës së Komunës në këtë qytet, ku gjatë ditës ai nuk u paraqit në punë.